Ç’PO NDODH? Tjetër lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në vendin tonë.

Sipas Institutit Gjeoshkencor, tërmeti ishte me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra në Dibër dhe thellësia e tij ishte 5 km nën sipërfaqe.

Pak më herët lëkundje tërmeti u regjistrua edhe në qytetin bregdetar të Vlorës. Sipas Institutit Gjeoshkencor, tërmeti u regjistrua në orën 11:57, me një magnitudë prej 3.2 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ndodhej 4 km në perëndim të qytetit të Vlorës, ndërsa thellësia e tij ishte 5 km nën sipërfaqe.