Përplasen dy makina në Bulqizë, 4 të plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Ura e Çerenecit-Maqellarë më vendin e quajtur Gjoricë ku janë përplasur dy makina tip “Volkswagen” dhe tjetra tip “Fiat”.

Si pasojë e përplasjes së fortë janë plagosur 4 persona, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Kanë qenë drejtuesit e mjeteve të cilët kanë pikasur aksidentin të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë të cilët kanë shkuar në vendngjarje ku u kanë dhënë ndihmën e parë duke i nisur drejt spitalit të Bulqizës.

Sipas mjekëve, tre persona kishin plagë të rënda gjë që i ka detyruar bluzat e bardha t’i nisin drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.