Shtohen telefonatat tek Urgjencat/ Brataj ngre alarmin: Temperaturat e larta rëndojnë shëndetin tek…

Telefonat bien më shpesh se zakonisht. Në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore thirrjet për ndihmë janë shtuar.

Kryesisht të moshuarve e të sëmurëve kronikë vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin iu ka rënduar shëndetin. Nuk kanë munguar as fëmijët që kanë pasur nevojë per ndihmë mjekësore.

“Thirrjet janë 200 – 300 në ditë, më shumë se muaji kaluar, rreth 15 – 20 misione më shumë sa I përket numrit të vizitave në banesë nga personeli.

Rreth 15% është vetëm presioni arterial, shumë I përhapur, ka herë pas here kriza hipertensive.

15% virozat dhe gastrointeritet që shfaqen me temperaturë, me të vjella, me dhimbje koke, gjendje febrile, dehidratime dhe rreth 9.5% janë pickimet dhe alergjitë.”

Por ndryshe nga muajt e mëparshëm urgjencat më së shumti janë zhvendosur nga Tirana në bregdet. Numri I vizitave që kryhen në disa prej qendrave shëndetësore verore sipas Drejtorit të Urgjencës Kombëtare është I ngjashëm me atë të një spitali.

“Në Tiranë jemi pak më pak se kemi një spostim te popullsisë, por sidomos zonat bregdetare që kanë më shumë thirrje dhe misione.

Kemi qendra shëndetësore që funksionojnë si spitale realisht, Velipoja që është në vend të parë me 1 mijë 770 vizita në qershor qe I bie rreth 50 në ditë, Shëngjini me 1500 -1600, plazhi I Durrësit, Drimadha, Ksamili, kanë më shumë rolin e spitaleve sesa të ashtuquajtura qendra shëndetësore.

Mbi 16 mije vizita 4386 janë turistë të huaj, 26% të huaj 74% shqiptarë.

Ka pas referime per spitale, 3.15% e atyre qe kanë shkuar kanë pas nevojë për vlerësim më të detajuar.”

Përballë temperaturave të larta drejtori I Ugjencës Kombëtare iu këshillon qytetarëve.

“Nëse ka ekspozim të gjatë në diell veç të vjellave, lodhje, këputje dhe konfuzion sigurisht që duhet të marrë në telefon 127 për të dhënë jo vetëm një rekomandim, por dhe për të shkuar në vendngjarje se këto persona janë në vështirësi të eleminojnë lagështinë që prodhon organizmi.”