Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku një 17-vjeçare tentoi t’i jepte fund jetës me plumb në kokë.
Policia nuk e ka gjetur ende pistoletën me të cilën dyshohet se 17 vjeçarja ka qëlluar veten.
Pas ngjarjes, familjarët e kanë fshehur bashkë me gëzhojën dhe kanë pastruar vendngjarjen.
I ati i vajzës, me precedentë, nuk ka bashkëpunuar me policinë dhe kjo është arsyeja e shoqërimit në komisariat.
Atij i janë marrë dhe faktorët plotësues në duar për të zbuluar nëse ka qëlluar apo jo.
Paraprakisht policia ka dyshime se babai e ka shtyrë drejt vetëvrasjes vajzën pas një debati të ashpër me të, pasi nuk aprovonte stilin e jetesës së saj.
Vajza ndodhet në spitalin e Traumës e intubuar në gjendje të rëndë e shoqëruar nga gjyshërit me të cilët është rritur.