Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-ish-Metalurgji.
Sipas burimeve nga vendngjarja, një automjet ka përplasur një person i cili po qarkullonte me biçikletë në vendin e quajtur ish-qendra tregtare.
Drejtuesi i biçikletës mësohet se ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i personave të përfshirë në aksident.