Në puntatën e fundit të emisionit “She’s On Top”, e ftuar speciale ishte Loredana Brati, ish-banore e spektaklit të njohur televiziv Big Brother VIP Albania, ku ajo u bë e njohur edhe për lidhjen e saj me Jozin.
Posa nisi emisioni, Visjan Ukcenaj, pjesë e jurisë, nuk nguroi të ngacmonte atmosferën duke i kujtuar Loredanës se një nga konkurrentet e këtij sezoni i kishte shkruar Jozit një poezi.
Menjëherë, konkurrentja në fjalë ndërhyri duke sqaruar se nuk ndiqen në Instagram dhe se poezia ishte thjesht në një kuadër shoqëror. Loredana reagoi me qetësi dhe maturi, duke i dhënë një këshillë vajzës: “Shpirt mua ai ma shkruajti, kaq ka rëndësi. Mos bëj për një mashkull, por më mirë të jetë mashkulli ai që bën për ty.”
Momenti u bë edhe më interesant kur Loredana shtoi me humor se edhe ajo ka marrë poezi nga Jozi: “Ja për shembull, mua Jozi ma ka shkruar poezinë.”
Një deklaratë që solli të qeshura në studio dhe e bëri edhe më të gjallë praninë e saj në emision.