Reagojnë Egli dhe Gjesti pas deklaratës së fortë të Anaid Kalotit

Pas postimit plot ironi të ish-banorit të “Big Brother Albania” Anaid Kaloti, i cili hodhi dyshime se Gjestit i kishte rrahur zemra për dikë tjetër menjëherë pas daljes nga Big Brother VIP Albania dhe se puthjet publike me Eglin ishin vetëm një lojë për vëmendje, nuk kanë munguar as reagimet nga dy protagonistët kryesorë të kësaj historie.

Egli zgjodhi të reagojë në mënyrë të tërthortë. Në një Instastory, ajo ndau një foto me tekstin:

“Një mbretëreshë kurrë nuk zbret nga froni për t’iu përgjigjur një fshatari që hedh gurë”

Ndërsa Gjesti u shfaq më i drejtpërdrejtë. Ai postoi një video në rrjete sociale, ku i drejtohej Anaid Kalotit me tone të qarta:

“E ke zemrën e prishur”, – u shpreh mes të tjerash Gjesti, duke lënë të kuptohet se për të, gjithë deklarata e Kalotit nuk ishte gjë tjetër veçse një shpërthim personal dhe negativitet i panevojshëm.

Të dy reagimet vijnë si përgjigje ndaj fabulës së gjatë të publikuar nga Kaloti, ku ai përshkroi një takim të pas-Big Brother-it mes Eglit dhe Gjestit në një hotel luksoz, dhe ku theksoi se Gjestit nuk i interesonte më Egli, pasi sipas tij, kishte ndjenja për dikë tjetër.