Zhupa nxjerr VIDEON: Ja si mashtronte Kumbaro për Thethin! Zonat e mbrojtura janë për investitorët strategjik

Deputetja Ina Zhupa ka publikuar një video gjatë interpelancës së saj në 19 Dhjetor 2024, me ministren e mjedisit dhe turizmit Mirela Kumbaro në lidhje me zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike.

Kumbaro në atë interpelancë mburrte bujtinat e Thethit dhe shpjegonte që ligji ndryshoi pikërisht që ata të kenë mundësi zhvillimi. Zhupa është kundërpërgjigjur se nuk ka lidhje me ta, se ju jeni terrorist mjedisor dhe çdo plan lidhjet me investitorët strategjik që po i falni gjithcka në vend.

Ngjarjet e Thethit e kanë sjell në vëmendje këtë propagandë të rradhës së qeverisë.

Statusi i plotë i Ina Zhupës:

Në interpelancë me Mirela Kumbaron më 19 Dhjetor 2024, më mori shembull Thethin, duke lavdëruar bujtinat që sot i shkatërruan paturpërsisht dhe pabesisht.

Në parlament justifikohej se pikërisht për banorët po ndryshohet ligji i zonave të mbrojtura që të zhvillohet eko turizmi dhe mos të largohen nga zona.

Sic ja thashë ashtu edhe doli!

Asnjë nga ndryshimet ligjore dhe vetë mënyra e tyre e qeverisjes skishte të bënte me banorët dhe me interesat e komuniteteve.

Këta janë terrorist mjedisor që çdo gjë e bëjnë për investitorët strategjik që ju kanë premtuar detet, malet, tokën e shqiptarëve dhe derisa të na rrëmbejnë edhe ajrin dhe të shkatërrojnë përfundimisht këtë vend.