“I vrasim të dy, aq më mirë për porositësin”- Skerdi Tase: Gim Boriçin e kërkuam në spital, por e gjetëm në lokal me të vëllanë! Qëllova, por ngeci arma! Kur i vura flakën makinës, u dogja vetë

Skerdi Tase ka rrëfyer në GJKKO atentatin e dështuar ndaj Gim Boriçit, ku shkuan për ta vrarë së bashku me Henrik Hoxhaj.

Para togave të zeza, i penduari i drejtësisë ka rrëfyer se shkuan për ta kërkuar në spital shënjestrën e tyre pasi kishin marrë informacion se ndodhej aty, por nuk e gjetën.

Më pas i shkuan në lokal, ku Gim Boriçi ndodhej së bashku me të vëllanë, ndërsa Henrik Hoxhaj iu drejtua “aq më mirë”, duke shtuar “sipas tij, nëse i vrisnim të dy ishte më mirë për porositësin”.

Skerdi Tasi tregoi se qëlloi drejt shënjestrës dhe të vëllait nga brenda mjetit tip Renault ku ndodheshin, por iu bllokua arma.

“Ne i qëlluam nga brenda makinës. Unë isha në sediljen mbrapa, ndërsa Riku në timon. Kishim vendosur të ishim të dy ekzekutorë, pasi nuk e dinim se ku do e qëllonim, në lëvizje, në parakalim a nuk e di. Nëse do zbrisnim, ai do isha unë. Ne qëlluam nga 5 metër largësi”, tha ai.

Ndërsa shtoi: “Unë kisha një kallash ndërsa Henriku një pistoletë “Glock”. U afruam dhe qëllova, por pas një breshërie më ngeci arma. Henriku vazhdonte qëllonte dhe më tha, “qëllo se na ikën”. “Nuk kam ça bëj”, i thashë se mu bllokua.”

Skerdi Tasi tregoi se Gim Boriçi dhe i vëllai arritën të shpëtonin duke ikur drejt banesës që e kishin afër lokalit, ndërsa së bashku me Henrikun u larguan për të djegur mjetin.

“Ne nuk dolëm nga makina. Pastaj ikëm tek vendi ku do digjnim makinën. Kur dogjëm makinën, u dogja dhe vetë. Patëm një çakmak, që kishte avulluar. Patëm një shkrepëse, por kishim pak fije. Kur u afrova që i vura flakën zjarri më dogji mjekrën, flokët. U largova, por më morën flakë edhe dorezat.

Dorezat që i hoqa ishin gjetur nga policia. Viron Tavanxhi më tha se kishin gjetur një provë, por kishte një kushëri tek ekspertiza. Më tha që ‘do flas’ dhe që duheshin kaq lekë, por e kuptova që donte ta bënte këtë, që të mos i kërkoja më lekë”, u shpreh ai.

Skerdi Tasi: Teksa kërkonim Gim Boriçin, mësuam se e kishin parë tek spitali. Shkuam atje me një makinë “Renault Clio”. Nuk e gjetëm tek spitali. I shkuam tek lokali i tij. Gim Boriçi ishte duke pirë kafe më vëllanë. Henriku tha, ‘aq më mirë’. Sipas tij, nëse i vrisnim të dy ishte më mirë për porositësin. U afruam nga rrugicat drejt tyre. Unë kisha një kallash ndërsa Henriku një pistoletë “Glock”. U afruam dhe qëllova, por pas një breshërie më ngeci arma. Henriku vazhdonte qëllonte dhe më tha, “qëllo se na ikën”. “Nuk kam ça bëj”, i thashë se mu bllokua.

Ne i qëlluam nga brenda makinës. Unë isha në sediljen mbrapa, ndërsa Riku në timon. Kishim vendosur të ishim të dy ekzekutorë, pasi nuk e dinim se ku do e qëllonim, në lëvizje, në parakalim a nuk e di. Nëse do zbrisnim, ai do isha unë. Ne qëlluam nga 5 metër largësi.

Pamë që ata u ngritën dhe ikën drejt shtëpisë, se ishte ngjitur.

Ne nuk dolëm nga makina. Pastaj ikëm tek vendi ku do digjnim makinën. Kur dogjëm makinën, u dogja dhe vetë. Patëm një çakmak, që kishte avulluar. Patëm një shkrepëse, por kishim pak fije. Kur u afrova që i vura flakën zjarri më dogji mjekrën, flokët. U largova, por më morën flakë edhe dorezat.

Dorezat që i hoqa ishin gjetur nga policia. Viron Tavanxhi më tha se kishin gjetur një provë, por kishte një kushëri tek ekspertiza. Më tha që ‘do flas’ dhe që duheshin kaq lekë, por e kuptova që donte ta bënte këtë, që të mos i kërkoja më lekë.

Henriku më tha se Renato Saliaj i kishte thënë të ishim të qetë se nuk kishim asnjë provë që mund të na zbulonte.