“Pistoletën e hodha në Gjanicë”-Skerdi Tasi dëshmon për atentatin ndaj Agim Boriçit: Mendova se e qëllova, ai bërtiti me të madhe dhe…Ja kush ishte porositësi

I penduari i tretë në dosjen “Plumbi i Artë” Skerdi Tasi dëshmoi sot në seancën gjyqësore lidhur me rastet ku emri i tij është përfshirë.

Skerdi Tasi dha shpjegime para gjykatës për njohjen e tij me Henrik Hoxhajn. Si edhe për atentatin e dështuar nga Agim Boriçit.

Tasi tha se me Henrik Hoxhajn u takua për herë të parë në vitin 2017 për të vrarë Agim Boriçin, që sipas tij u porosit nga Viron Tavanxhi.

“Shtetasin Henrik Hoxhaj e kam njohur nga një shok i përbashkët. Për herë të parë jemi takuar në 2017. Shoku Viron Tavanxhi me takoi me Henrikun për të bërë ekzekutimin e një personi në Fier”– tha Skerdi Tasi, i cili dha detaje nga tentativa për vrasjen e Boriçit.

Skerdi Tasi zbuloi me detaje se si dështoi plani për vrasjen e Agim Boriçit.

Ai tha se pasi mendoi se e qëlloi hodhi armën e zjarrit në Gjanicë dhe u arratis.

“Për ngjarjen Henriku kishte një makinë “Alfa romeo” të blerë në Fier. Henriku kishte dhe një armë pistoletë automatike. Ditën e ekzekutimit, Henriku më thirri dhe më tha se porositësi i kishte thënë “shumë po e zgjasni atë punë”. Dolëm dhe e gjetëm atë njeriun në një lokal. Unë mora armën dhe shkova atje. Ai personi e kuptoi që isha për të. Ai u çua në këmbë, bërtiti me të madhe dhe u shtri poshtë. Unë mendova se e qëllova. Pastaj ika nëpër rrugicat e qytetit. Pistoletën e kam hedhur në Gjanicë. Porosia e Viron Tavanxhi ishte për ekzekutimin e Gim Boriçin. Unë e njihja, kisha dëgjuar për të në Fier. Unë njihesha prej vitesh me Vironin. Në 2017 ai më kontaktoi për të vrarë Agim Boriçin. U realizuan veprimet, por në vitin 2018. Ndërsa në 2017, unë takohesha përditë me Henrikun. Gjatë kësaj kohe ai më tha se kishte marrë përsipër edhe një punë tjetër, ekzekutimin e Aredin Beharit. Hënriku kishte foto të tij. Ai rrinte tek një lokal përballë shtëpisë, si edhe kishte një dyqan ku shiste vajra makina”– tha Skerdi Tasi.