TRAGJIKE/ Ndërron jetë duke luajtur volejboll në Dhërmi, 20-vjeçari (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 14 korrik në bregdetin e Dhërmiut, ku një 20-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën papritur teksa po luante volejboll me shoqërinë.

Viktima është identifikuar si Anid Samir Hoxha nga Rahoveci, i cili kishte shkuar për pushime në Shqipëri. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se i riu ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ndërsa autopsia mjekoligjore do të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes.

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Anid Hoxhës është bërë i ditur edhe nga kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur.

“Kjo humbje e papritur na preku thellë të gjithëve… Qoftë i lehtë dheu për Anidin!”, shkroi Latifi.