Vranësira dhe orë me diell parashikimi i motit për sot! Temperaturat deri në 37 gradë Celsius, ja zonat ku do të ketë reshje

Ditën e Martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore-malore shtim gradual të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Vranësirat e dendura më të theksuara në relievet malore në lindje. Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje si dhe zonën e Alpeve reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta.

Në relievet e larta malore të territorit në mënyrë të izoluar dhe periudha tepër afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonavt luginore era fiton shpejtësi 10-17 m/s. Valëzimi në det do të jetë 2-3 ballë.