Aksident në aksin Skërficë-Sarandë, makina e turistes spanjolle përmbyset në rrugë

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 18:30 të ditës së martë në aksin Skërficë–Sarandë, pranë fshatit “Fushë Vërri”.

Shtetasja spanjolle Beatriz Aguilar, 48 vjeçe, duke drejtuar një automjet tip Dacia me targa AB662UB, ka humbur kontrollin mbi mjetin duke shkaktuar aksidentin.

LEXO  Të shtëna me armë jashtë një kazinoje: Vritet një person teksa po filmohej direkt në Youtube

Fillimisht ajo ka goditur një automjet tjetër tip Volksëagen Golf, me targa AA390UN, i drejtuar nga shtetasi Flavio Sula, 20 vjeç. Më pas, automjeti i spanjolles është përplasur me bordurën e betonit dhe është përmbysur.

LEXO  “O profesor, po lërë mo zyshën se e mbyte”- Rama batuta: Aman ore, si dy zogj! Gjithë kohës…

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës. Drejtuesja e mjetit Dacia, Beatriz Aguilar, u transportua në spitalin e Sarandës për kontroll mjekësor, por fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

LEXO  U aksidentua me automjet në Shupenzë, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Të dy drejtuesit e mjeteve iu nënshtruan testit të alkoolit dhe rezultuan negativë. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, i cili përfundoi vetëm me dëme materiale.

Lajme Te nGjashme