Një aksident i ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:30 në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë ka përfunduar në një përplasje fizike mes personave të përfshirë dhe disa të tjerëve.
Pas përplasjes së mjeteve, situata ka dalë jashtë kontrollit, duke degjeneruar në një konflikt me grushte dhe shkelma. Policia ndërhyri menjëherë dhe shoqëroi disa persona në komisariat.
Ngjarja është në hetim për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe shkaqet e konfliktit që pasoi. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar rëndë.