Arbër Paplekaj kërkon lirimin me kusht, Gjykata e Durrësit shqyrton sot kërkesën

Gjykata e Durrësit do të shqyrtojë sot më 16 Korrik kërkesën e Arbër Paplekajt, i cili ka kërkuar lirimin me kusht.

Paplekaj është dënuar me 7 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, më datë 21 Prill 2021, vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 2021.

Arbër Paplekaj, ish-komandoja i arrestuar si autor i ngjarjes së rëndë të vrasjes së militantit të PS, Pjerin Xhuvani, në Elbasan, kërkon të lirohet nga qelia, me argumentin se ka kryer 2/3 e dënimit.

Kërkesa e Paplekaj, është depozituar në Gjykatën e Durrësit në muajin Qershor 2025, ku ditën e sotme gjyqtari Rexhep Bekteshi, kishte planifikuar seancën e parë.

LEXO  Këmbimi valutor 19 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Ndërsa seanca e rradhës për shpalosjen e argumentave është planifikuar të zhvillohet sot, në 16 korrik.

Kjo lëvizja e Arbër Paplekaj vjen pas një qëndrimi 5 vjeçar në burg, pasi ai u deklarua fajtor dhe dënuar me 7 vite burgim për akuzën e “Vrasjes së tronditjes së fortë psiqike” në dëm të militantit të PS, Pjerin Xhuvani..

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm dy ditë para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të 2021, duke krijuar një debat të fortë për përfshirjen e grupeve kriminale në procesin elektoral të zgjedhjeve në Elbasan.

LEXO  Ishte në lëvizje e sipër, shpërthen në flakë automjeti në rrugën e Arbrit (Detaje)

Për këtë ngjarje fillimisht gjykata e Elbasanit dënoi Paplekaj me 22 vite burgim për akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”.

Por me kalimin e dosjes në gjykatën e Apelit, u kërkua kryerja e një eksperimenti, ku doli se Paplekaj ka qëlluar në kushtet e tronditjes së fortë psiqike, pasi disa persona të tjerë ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të tij.

LEXO  ‘Avionët tani janë gati drejt Iranit’! Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Tehrani do të digjet nëse …

Tashmë në fuqi ndaj Paplekaj ka mbetur dënimi me 7 vjet heqje lirie pasi Prokuroria e Apelit, nuk ka ushtruar Rekurs në Gjykatën e Lartë, duke bërë që dosja penale kundër Paplekaj të arkivohet në arshivën e Gjykatës së Elbasanit.

E njëjta gjykatë rrëzoi dënimin për punonjësit e policisë së Elbasanit, duke deklaruar të pafajshëm Albert Nushin, Nikollaq Pallan, Dedjon Durakun, Pëllumb Biçakun, Erjon Ballën, Erjon Meçjan, Donald Dedjan dhe Besmir Kadiun.

Lajme Te nGjashme