E rëndë në Gjermani, 21-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 21-vjeçareje nga Kosova ka ndodhur në Reutlingen të Gjermanisë.

Mësohet se e reja me inicialet Y.H., e cila po udhëtonte nga Metzingen drejt Reutlingen, ka humbur kontrollin e automjetit i cili u përmbys në rrugë.

LEXO  Berisha: Ja si kanë ndërhyrë kartelet e Troplinëve dhe Xhabaftëve në zgjedhje! Famozin Arkend Balla e kanë projektuar për ministër të Brendshëm

Për shkak të përplasjes, autostrada B28 u mbyll për disa orë ndërsa një helikopter shpëtimi u dërgua në vendngjarje.

Shqiptarja u dërgua menjëherë në spital por fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të marra. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

LEXO  “Mos i bëj me mua këto lojëra”, Hoxha përplasje live në studio me avokatin e Metës: Më thuaj çfarë është 200?

Lajme Te nGjashme