‘Gjendja e bashkëshortes time është shumë e rëndë’! Vr’asja e Renis Dobrërs – Babai: ‘Nuk besoj që motivi janë problemet në Gjermani’

Babai i 23-vjeçarit Renis Dobra, i vrarë së fundmi, shpreh dyshimet e tij për motivet e krimit, duke përjashtuar problemet në Gjermani si shkak të ngjarjes.

“Gjendja e bashkëshortes time është shumë e rëndë. Falenderojmë policinë për punën e tyre. Unë jam personi i fundit që kam komunikuar me djalin. Ai u largua nga shtëpia rreth orës 17:00 dhe shkoi në Burrel për një xhiro dhe kafe. Të martën folëm për herë të fundit në ora 21:36, ku më tha: ‘Babi, po nisem për në shtëpi’. Unë i thashë ‘Mirë babi, mirë ardhsh’. Ai po vinte nga Burreli, një distancë rreth 5 kilometrash, por nuk arriti kurrë në shtëpi,” rrëfeu babai i viktimës.

Ai shtoi me vendosmëri: “Nuk më mbushet mendja që vrasja ka ndodhur për probleme që lidhen me Gjermaninë. Ne si prindër nuk kemi asnjë dyshim për këtë.”

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vazhdojnë, ndërsa familja kërkon drejtësi për humbjen e të dashurit të tyre.