I fundit/ E mbytën me litar dhe e hodhën drejt liqenit të Shkopetit, arrestohen 2 nga autorët e dyshuar të vrasjes së Renis Dobrës (EMRAT)

Janë arrestuar 2 nga autorët e dyshuar për vrasjen e 22-vjeçarit, Renis Dobra krimi ndodhur mbërmjen e 8 korrikut në Madhesh të Ulzës

Në pranga kanë rënë Petrit Çakrri, i cili është kapur nga blutë në Lekbibaj të Tropojës, si edhe Fatjon Bushgjoka, që u arrestua në Tiranë.

LEXO  Mori mbi 17 mijë vota por mbeti jashtë Parlamentit, Alimehmeti flet pas zgjedhjeve të 11 majit

Të arrestuarit ndodhen në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, ndërkohë mësohet se dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Renis Dobra po kthehej në banesë dhe ndodhej rreth 5 minuta larg shtëpisë kur autorët e rrëmbyen.

LEXO  Tragjike në Itali, shqiptari përplaset për vdekje

Pasi e dhunuan, e mbytën me litar dhe më pas trupin e pajetë të të riut së bashku me makinën ku ai udhëtonte në momentin e rrëmbimit e hodhën drejt liqenit të Shkopetit.

LEXO  “Jemi tek për tek, po të myti” – Vrau kushëririn pasi zbuloi parcelën me hashash në Shkodër, dëshmia e 58-vjeçarit

Dyshohet se trupi i 22-vjeçarit Renis Dobra ka dalë nga makina gjatë rrokullisjes, ndërsa u gjet mëngjesin e 9 Korrikut gjatë kërkimeve të familajrëve.

Lajme Te nGjashme