“Konflikti” me Ramën, kryebashkiaku i Konispolit: S’ka vend për frikë dhe s’lëviz asnjë, nëse punon mirë. Faji është i drejtuesit, nëse vartësit e tij s’punojnë si duhet

Kryebashkiaku i Konispolit, Erges Dule, ka reaguar pas raportimeve se mes tij dhe kryeministrit Edi Rama ka pasur një përplasje për shkarkimin e administratorëve.

Dule në reagimin e tij, ndër të tjera shkruan se kush punon mirë, nuk lëviz.

Ai shprehet se nëse vartësit nuk punojnë mirë, përgjegjësia kryesore është e drejtuesit.

“Përshëndetje të gjithëve! Ju falënderoj për interesimin dhe komentet por ju garantoj që nuk ka asnjë debat në lidhje me shkarkimin e administratorëve.

Kjo është një nisëm për ripërtëritjen e administratës, për një rritje në cilësinë dhe sasinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.

LEXO  Ndalohen telefonat, kujdes ndaj dhunës dhe…/ Miratohen udhëzimet, për vitin e ri shkollor

Kush e ndien veten që mund të bëjë më tepër është i ftuar të aplikojë për këto pozicione pranë sekretarisë se bashkisë Konispol.

Me këtë administratë kemi bërë plot punë të mira për komunitetin, pastrim teritori, kanale kullues e vaditës, kemi shuar zjarre, kemi bere ndricim publik ne 100% të teritorit, kemi shtruar rrugë rurale, infrastrukturë bujqësore, kemi bërë projekte, kemi pritur e trajtuar qindra kërkesa/ankesa, kemi asistuar në aplikime të ndryshme e-albania, kemi organizuar aktivitete kulturore, mirmbajtje rrugë rurale, mirmbajtie e investime në shkolla etj etj.

LEXO  Alba dhe Limi rikthehen sërish bashkë? Detaji që nuk i’u shpëtoi fansave

Ka akoma për të bërë? Patjetër që po. A janë të gjithë punonjësit njësoj të përkushtuar? Po ju them unë që jo.

Por punonjësit varen dhe angazhohen nga ai që i drejton. Nëse drejtuesi nuk ka pasionin, dëshirën dhe dashurinë për vendin e vet atëherë dhe punonjësi do bëje aq sa për t’u dukur.

Në Konispol ju siguroj se gjenden të gjitha këto dhe cdo ditë bëhet punë. A mjaftojnë këto? Sigurisht që jo. Këtu na duhet ndihma juaj dhe opinioni juaj.

LEXO  Arrestohet 53-vjeçari në Fier! U kap “mat” teksa shiste heroinë, policia i gjen në shtëpi edhe…

Nëse administrata punon mirë dhe është në shërbim të qytetarit s’ka vend për frikë dhe nuk lëviz asnjë. Opinioni juaj vlen dhe është vlerësimi i performancës për ne.

Mos nguroni të shprehni mendimin tuaj per secilin nga punonjësit e bashkisë Konispol, na shkruani për cdo problematikë. Shpresoj që kjo nisëm të vazhdojë në cdo zyrë shteti ku i shërbehet qytetarëve”, shkruan ai.

Lajme Te nGjashme