Kryebashkiaku i Lezhës Ndreu: Të parit që iu prish lokali në Tiranë ishte i vëllait tim! Aksioni në Theth mund të kryhej pas sezonit turistik

TIRANA- Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka treguar sot këndvështrimin e tij për valën e shembjeve të ndërtimeve pa leje në vend. I ftuar në “Frontline”, Ndreu shprehu dakordësinë e tij për aksionin e lirimit të hapësirave publike, duke thënë se subjekti i parë që u prek ishte vëllai i tij, që zotëronte një lokal në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë. Shembja e ndërtimeve pa leje në fshatin turistik të Thethit, për Ndreun është një vendim i përligjur e qeverisë, por mendon se koha që duhej të zhvillohej do të ishte më e duhur ajo pas sezonit turistik.

“Gjithmonë ka pasur ndërhyrje të tilla. Qeveria nuk është ajo që kujdeset për hapësirat publike, e ka pushteti lokal, bashkitë e kanë detyrë. U përmend Lezha dhe unë mendoj se edhe Lezha ka probleme. Lokali i parë që është rrëzuar te bulevardi Zogu i Parë është lokali i vëllait tim, këtu në Tiranë. Ka pas disa vite që paguante taksa, por në fund të fundit ka një filozofi, një mënyrë si trajtohen hapësirat publike. Ka një klauzolë për leje provizore që duhet të rinovohen një herë në vit. Shumica e atyre nuk kanë ardhur për t’i rinovuar. Bashkia nuk mund të lërë leje të përhershme në hapësirë publike. Leje të lehta me rinovim.

LEXO  Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO-së jep vendimin për Ilir Metën

Kam konflikt interesi se Thethi është dashuria ime e pikave malore në Europë. Thethi për mua është diçka që e adhuroj. Jam frekuentues familjarisht i Thethit prej vitesh dhe banorët e Thethit janë më të mirët që kam parë. Nuk janë banorët e Thethit shumica e atyre që kanë hyrë tani në Theth. Janë shumë të tjerë që nuk kanë lidhje me shtëpitë e vjetra të Thethit. Kam frikë se kanë përfituar njerëz në paligjshmëri.

LEXO  Eklipsi diellor më 21 shtator, ndryshime të mëdha për 4 shenja të horoskopit

Kryeministri u ka thënë që do t’u japë tapitë tokat, të gjitha atyre që kanë paur bujtina, kanë pas një shtëpi. Kisha një vit e sa pa hyrë në Theth, ishte komplet tjetër gjë. Kam ngelur i befasuar nga një bum shumë i madh ndërtimi. Unë mendoj që institucionet që e kanë pasur për detyrë atë punën e kanë pasur përgjegjësinë. Nëse unë shkoj ndërtoj aty dhe nuk më thotë njeri gjë, unë mund të ndërtoj”, tha Ndreu.

LEXO  EMRAT/ Policia aksion në një lokal në Tiranë, arrestohet 4 të rinj me kokainë! U sekuestrohet drogë, para dhe makina

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Lajme Te nGjashme