Prishja e pazareve të drogës në Gjermani, Renis Dobra u mbyt me litar! Policia: Autorët tentuan ta hidhnin viktimën bashkë me automjetin në liqen, por trupi i 23-vjeçarit doli nga mjeti gjatë rënies

Policia ka zbardhur vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili dyshohet se është mbytur me litar pas prishjes së pazareve të drogës me katër autorët e dyshuar të krimit, Petrit Çakrri, dhe 3 vëllezërit, Fatjon, Kristi e Aleksandër Bushgjokaj.

LEXO  Zbardhet krimi makabër në Itali! Burri bëri masakër në familje për shkak të xhelozisë. Kë vrau?

Sipas policisë “Renis Dobra është marrë peng dhe u mbyt përmes strangulimit, mbytje me litar”.

Autorët kanë tentuar të zhdukin kufomën e 23-vjeçarit duke e hedhur së bashku me makinën në liqenin e Shkopetit, por gjatë rënies trupi ka dalë nga mjeti.

LEXO  Aeroporti “Heathrow” në Londër përfshihet nga flakët, panik dhe frikë për pasagjerët në terminal, shkak u bë…

“Autorët pas vrasjes e kanë hedhur automjetin bashkë me trupin e pajetë me qëllim të mjeti dhe trupi të binin në liqenin e Ulzës. Por gjatë rënies trupi i pajetë i 23 vjeçarit ka mbetur pa rënë në liqen, ndërsa automjeti është gjetur në liqen”, informoi policia.

LEXO  ‘Gjuajti’ çantat e punonjësve të spitalit dhe ua zbrazi nga lekët, pastaj kapet mat në një dyqan pajisjesh elektronike, arrestohet hajduti në Elbasan

Lajme Te nGjashme