Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në qytetin e Vlorës me helikopter.
Burime për News 24 bëjnë me dije se helikopteri që po transportonte Ramën është ulur në ish-fushën e aviacionit, ndërsa më pas kryeministri është drejtuar menjëherë drejt vilave qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë.
Ende nuk është bërë publike agjenda zyrtare e kësaj vizite, duke shtuar spekulimet për qëllimin e saj, veçanërisht për faktin se kjo është vizita e tretë e kreut të qeverisë në Vlorë brenda një periudhe të shkurtër.