Renis Dobra, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në Gjermani! Zbardhet arsyeja e vrasjes së 23-vjeçarit, autorët nuk kishin uniforma policie

Renis Dobra raportohet se ka qenë pjesë e një grupi strukruruar kriminal dhe është dënuar në Gjermani për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas policisë, 23-vjeçari që u rrëmbye dhe më pas u mbyt me litar ka pasur konflikte për prishje të pazareve të drogës me 4 autorët e dyshuar, Petrit Çakrri, si edhe 3 vëllezërit, Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj.

LEXO  Panik në ajër, avioni goditet nga breshëri dhe përplaset me një zog pas turbulencave

Policia: Renis Dobra është marrë peng dhe u mbyt përmes strangulimit, mbytje me litar.

Autorët pas vrasjes e kanë hedhur automjetin bashkë me trupin e pajetë me qëllim të mjeti dhe trupi të binin në liqenin e Ulzës. Por gjatë rënies trupi i pajetë i 23 vjeçarit ka mbetur pa rënë në liqen, ndërsa automjeti është gjetur në liqen.

LEXO  “Ik se po merremi me babin”- Vajza e madhe e 56 vjeçarit që u vra nga e bija tregon se si e mësoi lajmin e vdekjes së të atit: Motra më tha se kishte rënë në banjo, në telefon dëgjova një zë por…

Nga informacionet e siguruara 4 personat që morën pjesën në vrasjen e tij nuk kanë qenë të veshur me uniformë policie dhe nuk kanë përdorur logo policie dhe nuk kanë përdorur logo policie.

LEXO  Kryeministri Edi Rama reagon ASHPËR pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

23 vjeçari ka qenë i dënuar në Gjermani për shpërndarje të lëndëve narkotike, anëtar i një grupi të strukturuar kriminal dhe dyshohet se 4 shtetasit e lartpërmendur kanë pasur mosmarrëveshje që lidhen me veprimtarinë e narkotikëve

Lajme Te nGjashme