Shqipëria, “perla e fshehur” që po magjeps turistët ndërkombëtarë dhe agjensitë turistike: Do ju rrëmbejë zemrën me plazhet e kristalta

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e agjencive dhe platformave ndërkombëtare turistike, të cilat e konsiderojnë vendin si një nga destinacionet më të nënvlerësuara në botë dhe një “perlë të fshehur” të Ballkanit.

Në një postim të fundit, platforma e njohur turistike Mirio_Travel e cilëson Shqipërinë si një vend që “duhet vizituar patjetër të paktën një herë në jetë”. Ajo e përshkruan vendin si një destinacion unik, ku ndërthuren plazhe të egra me ujë kristal dhe male me natyrë të paprekur, që ofrojnë mundësi të shumta për hiking dhe aventurë.

“Është vendi më i nënvlerësuar në botë dhe absolutisht duhet ta vizitosh të paktën një herë në jetën tënde. Mes detit dhe malit, Shqipëria ofron një miks mahnitës të plazheve të paprekura dhe maleve që të lënë pa frymë. Më pak e njohur se destinacionet e tjera të Europës, ky vend ka potencialin të fitojë zemrën e kujtdo”, shkruhet ndër të tjera në postim.

Ekspertët e turizmit shprehen optimistë se kjo vëmendje në rritje do ta shndërrojë Shqipërinë në një nga destinacionet më të preferuara në Mesdhe.