Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme zonën e Astirit në kryeqytet, raporton noa.al.
Një 29-vjeçar, identiteti i të cilit bëhet i ditur si Enea Dine, është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij, në parkimin e pallatit ku banonte.
Trupi i të riut është zbuluar nga familjarët, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet. Sipas burimeve zyrtare, nga këqyrja e jashtme paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, duke ngritur pikëpyetje mbi shkakun e humbjes së jetës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes. Nuk përjashtohet asnjë pistë në këtë fazë të hetimeve. /noa.al