U largua me shpejtësi, pasi e ndiqte policia vdes 23-vjeçari shqiptar në Itali

Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht një ditë më parë në Treviso, Itali.

Sipas mediave italiane, i riu, Kevin Anghele, u përpoq t’i shpëtonte një kontrolli policie duke lëvizur me shpejtësi me makinën e tij, një Alfa Romeo Brera, por humbi kontrollin dhe u përplas me një pemë.

LEXO  Hetimet për ekzekutimin e Pjetër Kazës në Tale, merret në pyetje Preng Gjini! Ku ndodhej ai natën e atentatit? Zbardhet dëshmia

Për fat të keq, ai ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Policia bën me dije se pranë makinës së shkatërruar u gjetën disa doza kanabisi, që dyshohet se i përkisnin të ndjerit.

LEXO  Bie nga lartësia në gjendje të dehur, ndërron jetë në Sarandë 28-vjeçari francez

Kevin Anghele kishte jetuar deri vonë në Motta di Livenza me familjen, ndërsa së fundmi ishte zhvendosur në Pordenone, në rajonin Friuli Venezia Giulia, shkruan Corriere della Sera.

LEXO  “Dhe një zemër më shumë…”/ Einxhel Shkira nënë për herë të dytë, poston VIDEON e veçantë

Lajme Te nGjashme