Policia e Dibrës doli sot në një konferencë për mediat nga ku dha detaje lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e ndodhur më 8 korrik.
Sipas bluve gjatë periudhës hetimore të ngjarjes janë sekuestruar:
20 celularë
7 automjete
Një shumë eurosh
Një sasi lëndësh narkotike kokainë
Dhe prova të tjera që i shërbejnë hetimit
Gjithashtu përveç dy të arrestuarve Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj, si edhe vëllezërve të këtij të fundit, Kristi e Aleksandër Bushgjokaj, të cilët janë shpallur në kërkim,, në policinë e shtetit janë shoqëruar dhe katër shtetas të tjerë për të cilët po kryhen hetimet për të përcaktuar përgjegjësinë penale të tyre në vrasjen e Renis Dobrës.