Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra në Mat/ Policia shoqëron edhe të dashurën e…

Lidhur me vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje kjo e ndodhur pak ditë më parë në Ulëz të Matit, autoritetet policore arrestuan dy autorë, ndërsa u shoqëruan edhe disa persona të tjerë.

News24, mëson se gjatë operacionit për kapjen e Fatjon Bushgjokës, është shoqëruar edhe e dashura e tij.

Burime nga policia, bëjnë me dije se vajza ndodhej në shoqërinë e Bushgjokës në momentin e ndërhyrjes së forcave të rendit.

Nga hetimet paraprake, vajza nuk rezulton të jetë e implikuar në vrasje, por është mabjtur në vëzhgim për të gjurmuar lëvizjet e Fatjon Bushgjoks.