Mes personave të shoqëruar për vrasjen e Renis Dobrës, raportohet se është edhe një vajzë.
Vajza e shoqëruar është e dashura e Fatjon Bushgjokës, një prej autorëve të dyshuar të krimit të ndodhur mbrëmjen e 8 Korrikut në Mat.
Ajo mësohet se u shoqërua gjatë operacionit për arrestimin e Fatjon Bushgjokës, i cili u vendos në pranga në Tiranë.
Mësohet se ajo nuk është e implikuar në vrasje, por mund të pyetet mbi lëvizjet e tij.
Ndërkohë si autor i dyshuar i krimit është arrestuar edhe Petrit Çakrri, i kapur në Lekbibaj të Tropojës.
Ndërsa janë shpallur në kërkim Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj si të përfshirë në krim.