Aksident në vend, shoferi i makinës përplas të moshuarin që lëvizte me biçikletë

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër ku një person ka mbetur i plagosur.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:50, në lagjen “Partizani”. Sipas policisë një mjet ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një të moshuar që lëvizte me biçikletë.

LEXO  Arrestohet shqiptari në Itali/ Kërcënoi se do të hidhte në erë një ndërtesë me bombola gazi, dyshohet se…

Nga përplasja ka mbetur i plagosur 72-vjeçari, i cili është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Njoftimi i policisë

LEXO  Aksion në Librazhd, SPAK sekuestron fabrikën e cigareve

Rreth orës 08:50, në lagjen “Partizani”, shtetasi Y. D., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Sh. B., 72 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

LEXO  Prindërit panë tmerrin me sy, vajza 2-vjeçare humbi jetën pasi u mbyt me një qershi

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi Sh. B., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lajme Te nGjashme