Aksion në Currila, sekuestrohen mbi 90 sete çadrash dhe shezlongësh të vendosura pa leje

Policia e Durrësit ka vijuar këtë të enjte, më 17 korrik, kontrollet përgjatë vijës bregdetare, në kuadër të operacionit të koduar “Plazhi i Lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga individë apo biznese.

Gjatë aksionit të fundit të ndërmarrë në zonën e plazhit të Currilave, në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar, janë identifikuar dhe hequr plot 91 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur pa leje, duke bllokuar aksesin publik në hapësira të dedikuara për pushuesit si dhe janë proceduar penalisht tre persona.

LEXO  Greqia, ndihmë 250 euro çdo nëntor për pensionistët/ Do të jepet dhe për grupet e tjera në nevojë

“Shërbimet e Komisariatit Durrës, në kuadër të plan-operacionit ‘Plazhi i lirë’, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.

LEXO  Bota drejt Luftës së Tretë Botërore? Flet Putin: Është shqetësuese, s’po bëj shaka, ka shumë…

Gjatë kontrolleve, në hapësira publike, në plazhin e Currilave, në lagjen nr. 1, u hoqën dhe u sekuestruan në total 91 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 3 shtetas.”– thuhet në njoftimin e Policisë.

LEXO  Pamje të rralla/ Reshje të mëdha bore paralizojnë disa qytete të Australisë, trashësia arrin…(FOTO)

Personat e proceduar në gjendje të lirë janë: B. D., 33 vjeç, D. V., 56 vjeç dhe E. H., 34 vjeç, të tre banues në Durrës./tvklan.al

Lajme Te nGjashme