Arrest me burg për babanë e 17-vjeçares që tentoi vetëvr*sjen në Vlorë

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Saimir, babai i 17-vjeçares që pak ditë më parë tentoi t’i jepte fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri.

43-vjeçari akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”. Gjatë seancës gjyqësore, mbrojtja kërkoi një masë më të lehtë sigurie, por gjyqtari Bevil Beqiraj pranoi kërkesën e prokurorisë, duke caktuar masën më të rëndë, arrest me burg.

LEXO  Rikthehen shirat pas të nxehtit afrikan/ Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, dëmtohet një pjesë e murit mbajtës të rrugës

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e gjyshit të vajzës në Vlorë, ku e mitura qëlloi veten në kokë me armë zjarri. Ajo ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

LEXO  Mega-operacioni i SPAK dhe Italisë / Vëllai i truprojës së Sali Berishës, pjesë e grupit kriminal që transportonte tonelata kokainë

Në hetim është vënë edhe gjyshi i vajzës, ndërsa policia vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe për të gjetur armën e krimit, e cila dyshohet se është fshehur nga familjarët.

LEXO  “Veliaj vishej si femër dhe u ofronte s*ks ambasadave”/ Kalaja: Mbaj përgjegjësi për deklaratat

Lajme Te nGjashme