Detaje/ Shtetësja amerikane u gjet e pajetë në banesë në Sarandë, ja shkaku i vdekjes

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Sarandë, ku një 63-vjeçare me shtetësi amerikane u gjet e pajetë në banesë. Sipas informacionit më të fundit, dyshohet se shkak i vdekjes është mbidoza.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe viktima është Sharly Lynn Chaddick.

Ajo prej pak vitesh kishte blerë shtëpi në Sarandë dhe jetonte këtu. Trupi i saj është transportuar në morgun e qytetit nga ku do të dërgohet në IML në Tiranë për ekspertizë.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.