E bija qëlloi veten me plumb në kokë, mbetet në burg babai i 17-vjeçares në Vlorë

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për babain e 17-vjeçares që tentoi vetëvrasjen me armë 3 ditë më parë në Vlorë.

I ati akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktim i vetëvrasjes”. Gjatë seancës është kërkuar një masë më e lehtë sigurie për 43-vjeçarin, por gjyqtari Bevil Beqiraj ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke përcaktuar masën shtrënguese arrest në burg.

LEXO  Në gjendje të dehur, 41-vjeçari në Kamëz tenton t’i japë fund jetës

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak ditë më parë në Vlorë, ndërsa 17-vjeçarja qëlloi veten me pistoletë në kokë në banesën e gjyshit të saj. Adoleshentja ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

LEXO  Kapen në Fier 3 të rinj të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, pritet ekstradimi në Itali

Nën hetim për ngjarjen është edhe gjyshi i vajzës, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje, ndërsa policia vijon kërkimet për gjetjen e armës. Sipas uniformave blu, arma dyshohet të jetë fshehur nga familjarët pas krimit.

LEXO  Temperaturat e larta shtojnë numrin e insekteve, mjekja: Çfarë duhet të dini për pickimet gjatë verës

Lajme Te nGjashme