E gjithë godina e “përpirë” nga flakët, në tarracë njerëz që kërkojnë ndihmë, pamje nga tragjedia me 50 viktima në Irak

Një zjarr shkatërrues përfshiu një ndërtesë tregtare shumëkatëshe në qytetin lindor të Irakut, Kut, duke lënë pas rreth 50 viktima dhe të plagosur, sipas autoriteteve lokale dhe mediave irakiane. Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, shihet se si e gjithë godina është përfshirë nga flakët, ndërsa në tarracë shihen njerëz që kërkojnë ndihmë.

LEXO  Arrestime, dorëheqje dhe emërime në qeveri, 6 bashki shkojnë në zgjedhje të parakohshme

Zjarri shpërtheu gjatë natës në qendrën tregtare Kut Hypermarket, duke zënë brenda dhjetëra persona. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë ndërtesën të mbuluar nga flakët, ndërsa njerëz qëndronin në çati në pritje të ndihmës dhe të tjerë dilnin me qetësi nga godina, ndërkohë që zjarri vazhdonte të përhapej.

Lajme Te nGjashme