Elisa Spiropali me Kryetarin e Kuvendit të Turqisë: Tirana dhe Ankaraja prodhojnë dhe i japin botës siguri e paqe, në një kohë ku retë e luftës janë rrotull nesh!

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një takim zyrtar në Ankara me Kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Numan Kurtulmuş.
Gjatë fjalimit të saj Spiropali foli për rëndësinë e bashkëpunimit midis dy vendeve, teksa bëri me dije se Shqipëria dhe Turqia ranë dakord për të intensifikuar bashkëpunimin mes Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare si në nivelet më të larta ashtu edhe mes komisioneve parlamentare.

LEXO  “Siguria zero”, gazetarja zbulon skandalin në Gjykatën e Apelit ku u vra gjyqtari: Pajisja që duhej të ndalonte armën…

Spiropali foli për nevojë e sigurisë dhe paqes, në një kohë ku bota po përballet gjithnjë e më shumë me konflikte.

Elisa Spiropali: Shqipëria dhe Turqia prodhojnë dhe i japin botës siguri e paqe të cilat janë të nevojshme në çdo kohë, por janë të një rëndësie kritike në kohën që jetojmë kur retë e luftës, nuk janë më në horizont por rrotull vendeve tona.

LEXO  Shoferi i dehur përplas për vdekje 30-vjeçaren shqiptare në Spanjë

Ne ramë dakord ta intensifikojmë bashkëpunimin e shkëlqyer mes Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare si në nivelet më të larta ashtu edhe mes komisioneve parlamentare, grupeve të miqësisë dhe deputetëve si edhe të mbështetjes së kandidaturave respektive në organizatat kombëtare shumëpalëshe.

LEXO  Përplasje spiunësh në Ballkan, zbulohet skenari: MI6 luftë ndaj Rusisë në Serbi, Kosovë dhe Bosnje

Lajme Te nGjashme