Sarandë, 17 korrik 2025 – Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur në Sarandë, ku 63-vjeçarja amerikane, Sharly Lynn Chaddick, u gjet e pajetë në banesën e saj.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes është mbidoza. Hetimet janë ende në fazë të hershme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që kanë çuar në këtë tragjedi.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, dhe autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar arsyet e vdekjes, ndërkohë që dyshimet për mbidozën janë përforcuar nga prova paraprake.
Priten më shumë informacion në vijim të hetimeve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.