Myrto Uzuni ishte i jashtëzakonshëm sot. Të qenët protagonist i ka munguar prej kohësh, ndërsa ia doli të shpërthejë në MLS me gold he asist duke i dhënë fitoren skuadrës së Austin kundër Los Anxheles Galaksi(1-2).
Transferta ndaj kampionëve në fuqi nuk rezultoi aspak e lehtë për Austin. Për ta mendoi Uzuni, i cili fillimisht shënoi në minutën e 40-të.
Më pas, kur luhej miuta e 63-të asistoi golin ku kishte meritën më të madhe, për të dyfishuar avantazhin. Goli i Los Anxheles Galaksi në fund me penallti pati vlerë vetëm për statistika.
Portieri serb i tyre, Novak Miçoviç, dukshëm e shprehu disa herë tensionin. Uzuni ia doli që sot të kthehet i mëparshmi.