Analisti Frrok Çupi, i ftuar në një emision televiziv tha se duhet të ketë një alternativë qeverisëse. Sipas tij, PD nuk është alternativë dhe se nëse nuk pranojmë humbjen, nuk mund të jetojmë dot brenda sistemit.
” Ne hedhim poshtë kushtetutën sa herë humbasim. Kur kemi hyrë në lojë kemi hyrë me këto rregulla. PD nuk është alternativë, çdo qeverisje duhet të ketë një alternativë. Ne nuk kemi alternativë. Ne jetojmë mes rregullave dhe difekteve. Nëse nuk pranojmë humbjen nuk jetojmë dot brenda sistemit. Duhet të japësh alternativë. ‘Shqipëria Bëhet’ merret me eufemizma.”
Kandidatja për deputete nga rradhët e ‘Koalicionit Euroatlantik’ Taulanda Jupi tha se zgjedhjet e 11 majit dështuan dhe se gjëja më e rëndë që dëshmuan ishte detyrimi i qytetarëve për të votuar dy forcat kryesore.
” Këto zgjedhjet e 11 majit dështuan përveç deformimit të vullnetit të qytetarëve, gjëja më e rëndë është që dëshmuan qytetarin që detyruan të votojë ose PS ose PD.”