KAPITENI RRËZOI AVIONIN! Hetimet: Bashkë-piloti i alarmuar, u fik furnizimi i karburantit

Hetuesit dyshojnë se shkak për rënien e avionit në indi është bërë kapiteni kryesor. Nga regjistrimet e kutisë së zezë rezulton se piloti i dytë dëgjohet i shqetësuar kur e pyet se përse lëvizi celësin që ndërpret furnizimin me karburant

Bisedat e regjistruara në kutinë e zezë të avionit të rrëzuar në indi me 260 viktima kanë ngritur dyshime të reja.

Në to dëgjohet një prej bashkë-pilotëve të ngrejë shqetësimin për mbylljen e qëllimshme të qarkullimit të karburantit.

Por nga analiza e zërave tashmë dyshohet se veprimi është kryer nga kapiteni Sumeet Sabharwal, i cili pritej që të dilte në pension.

Mediet duke iu referuar hetimeve shprehen se Sabharwal ka reaguar i qetë kur u pyet nga bashkëpiloti Clive Kunder mbi veprimin e rrezikshëm.

Madje ky i fundit dëgjohet të reagojë i shqetësuar dhe me panik vetëm 3 sekonda pasi avionic u ngrit në fluturim e më tej brenda pak minutash, pavarësisht rikthimit të karburantit avioni u rrëzua.

Ekspertët shprehen se bashkë-piloti Kundër nuk mund të ishte personi që mbylli karburantin pasi ishte i zënë me ngritjen e tij.

Megjithatë Drejtori i Air India, Campbell Wilson, u ka kërkuar punonjësve të mos nxjerrin përfundime të parakohshme, pasi hetimet janë “ende larg përfundimit”.

Megjithatë në raportimet mediatike thuhet se kapiteni ka qenë i stresuar ndërsa ishte shprehur se shpejt do të dilte në pension dhe do të qëndronte me babanë e tij.