Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO-së jep vendimin për Ilir Metën

Apeli i GJKKO-së ka shqyrtuar sot ankimimin e Ilir Metës, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tij

Seanca gjyqësore nisi në orën 10:00 dhe më pas togat e zeza u tërhoqën për të marrë vendim, duke lënë pas hekurave presidentin e PL-së.

LEXO  Shenjestër e shpërthimit me lëndë plasëse në Fushë-Krujë? Reagon Jozi

Avokati i Ilir Metës, gjatë seancës gjyqësore, ka kërkuar një nga 7 masat e tjera të sigurisë, më të buta se “arrest në burg”, si arrest shtëpie, detyrim paraqitje, garanci pasurore, ndalim dalje jashtë vendit etj.. Në seancë ishin të pranishëm dy prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

LEXO  Grabitet taksisti! Si pasagjeri i vodhi 400 mijë lekë në mes të rrugës

Kreu i PL-së, më 7 Korrik, ankimoi vendimin e GJKKO-së që e la në qeli. Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej datës 21 tetor 2024, ndërsa mbrojtja e tij argumenton se janë shkelur afatet procedurale.

LEXO  Zhduken 2 milionë e 260 mijë dollarë! Mehmetit i erren sytë, godet vëllain me shishen e ujit

Sipas tyre, SPAK nuk ka paraqitur njoftimet periodike dy mujore, të parashikuara nga ligji për vazhdimin e masës së sigurisë.

Lajme Te nGjashme