Sherri Lapaj-Shabani/ Kush është tezja 60-vjeçare që mund të marrë mandatin duke lënë jashtë “dajon”?!

Divorci politik mes Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm të Tiranës mori një zhvillim të ri.

Pas akuzave në distancë dhe ambicies së Zeqir Kordhonit, dajës së Endri Shabanit, për tu bërë deputet, në lojë është futur tezja e Adriatik Lapaj, e cila rezulton e para në listën e mbyllur të “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe mund të “hakmerret” për nipin e lënduar.

LEXO  ‘Më nxorën me shqelma nga PD’, Sula jep detaje si u përjashtua nga Berisha, paralajmëron lëvizjen e re politike

E ndërsa ka nisur numërimi mbrapsht për afatin e shpërndarjes së mandateve për Tiranën, pasi Kolegji Zgjedhor pritet të vendosë sot për fatin e mandateve të këtij qarku, Lapaj dhe Shabani po zhvillojnë një betejë publike se kush do futet në Kuvend në shtator.

Një ditë më parë kryetari i “Shqipëria Bëhet”, u përbetua publikisht se as Shabani dhe asnjë familjar i tij nuk do të gëzojë mandatin e Tiranës.

LEXO  “E di kush e vrau” / Flet nëna e vajzës keniane që u dhunua dhe u hodh nga kati i tretë i hotelit në Tiranë

Sigurinë Lapaj e ka nga tezja e tij Ana Dajko, e para në listën e mbyllur. 60-vjeçarja me arsim të mesëm, nga Saranda te cilës i takon mandati.

Në KQZ zonja Dajko nuk ka depozituar asnjë shkresë për marrje mandati ndërsa shkresa e vetme është ajo për heqjen dorë nga mandati, e depozituar në grup me të gjithë kandidatët e listës së koalicionit, me datë 11 maj.

LEXO  Një vit i frikshëm po afrohet? Lista e tmerrshme e parashikimeve të Baba Vangës për 2026-n

Por ajo është “asi” nën mëngë i Lapajt për tu “hakmarrë” ndaj Shabanit që po kërkon t’i prishë ëndrrën për deputet.

Java e ardhshme pritet të sqaroje shume gjëra pasi Komisioneri do duhet të shpërndajë mandatet e qarkut Tiranë ndërsa Lapaj dhe Shabani kanë dhe pak kohë për të negociuar se kush do futët në Kuvend.

Lajme Te nGjashme