“U njohëm në burg”- Pinë kafe disa orë para vrasjes së Renis Dobrës, Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj dëshmi kontradiktore, por u “tradhtuan” nga … Çfarë deklaruar para hetuesve

Janë zbardhur dëshmitë para hetuesve të Petrit Çakrrit dhe Fatjon Bushgjokës të akuzuar për vrasjen makabre të 23-vjeçarit Renis Dobra, krim i ndodhur mbrëmjen e 8 Korrikut në Madhesh të Ulzës.

Dy të arrestuarit raportohet se kanë dhënë dëshmi kontradiktore në polici gjatë marrjes në pyetje, por janë kamerat e sigurisë në bizneset e aksit Burrel-Tiranë që i kanë tradhtuar.

Nga kqyrja e pamjeve filmike, ka rezultuar se 55-vjeçari, si edhe tre vvllezërit, Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj (dy të fundit në kërkim policor) kanë pirë kafe së bashku pranë një pike karburanti pak orë para krimit.

LEXO  HOROSKOPI I SË HËNËS/ Yjet flasin qartë për ata që dinë të dëgjojnë! Këto dy shenja duhet të kenë KUJDES!

Më pas ata kanë qarkulluar me dy automjete, një “Range Rover” të zi dhe me një “Hundyai Santa Fe”, nga Burreli drejt fshatit Zenisht.

Janë pikërisht filmimet e kësaj kamere, si dhe prova të tjera që faktojnë se Petrit Çakrri ka pasur njohje të mëparshme me 3 vëllezërit Bushgjokaj, por dëshmitë e tyre dhënë në hetuesi bien në kontradiktë me njëra-tjerën.

LEXO  Martesë në burgun e Fierit, një histori dashurie që sfidon izolimin

Fatjon Bushgjokaj ka mohuar njohjen me Petrit Çakrrin, por nga ana tjetër ka pranuar se ka lëvizur në disa fshatra të Klosit dhe Burrelit, me pretendimin se do të kryente vjedhje në disa banesa. Dëshmi kjo që bie ndesh me atë të Petrit Çakrrit, i cili ka pohuar se njihej me një nga vëllezërit Bushgjokaj, pasi kanë qenë në burg së bashku.

LEXO  Barcelona dominuese dhe e pamëshirshme në Spanjë, ja statistikat e titullit

55-vjeçari Çakrri ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra.

Gjithashtu, vijojnë të jenë në kërkim Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, ndërsa 4 persona të tjerë janë shoqëruar nga policia.

Lajme Te nGjashme