Vijon “lufta” me zjarret në vend! 17 vatra aktive në 24 orët e fundit, ja sa janë ende aktive

Situata e zjarreve në vend mbetet alarmante, teksa gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 17 vatra, nga të cilat 4 vijojnë ende aktive, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme pyjore dhe me bimësi.

Zjarret janë regjistruar në 16 bashki, përkatësisht në Dibër, Bulqizë, Mat, Vau i Dejës, Mallakastër, Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Përmet, Himarë, Finiq, Krujë, Tiranë, Kavajë, Rrogozhinë dhe Berat. Deri tani, janë djegur mbi 381 hektarë dhe mbi 1000 rrënjë ullinj.

LEXO  Parashikimi i motit 29 Maj 2025/ Kthjellime, vranësira dhe rrebeshe shiu

4 vatra ende aktive:

Parku Kombëtar Lurë, Dibër – Në zonën “Liqeni i Luleve” po vazhdon ndërhyrja për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë rreth 200 hektarë me pyje pishe dhe ahu. Janë angazhuar 30 forca vendore dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura.

Mali i Peladhisë, Bulqizë – Në njësinë administrative Zerqan vijon përpjekja për shuarjen e zjarrit të riaktivizuar, që ka përshkuar rreth 30 hektarë me shkurre dhe bimësi.

LEXO  Përfundon numërimi i votave të diasporës për kandidatët në Lezhë, përmbyset rezultati mes kandidatëve socialistë

Qafa e Laçit, Vau i Dejës – Që prej datës 15 korrik, zjarri ka djegur rreth 25 hektarë me lisa, dushqe dhe barishte. Shuarja e vatrës mbetet sfidë për shkak të terrenit të thepisur.

Drenovë, Mallakastër – Në këtë vatër, në afërsi të një pusi gazi, janë djegur mbi 120 hektarë me shkurre, pisha dhe mbi 1000 rrënjë ullinj. Për shkak të erës së fortë dhe terrenit të vështirë, situata konsiderohet kritike. Në terren janë 36 forca vendore, 40 ushtarë, si dhe helikopteri Cougar në mbështetje ajrore.

LEXO  Vr*sja e Frrok Lleshajt, policia shoqëron pesë persona

Në përballimin e situatës janë angazhuar 288 forca operacionale, 27 automjete zjarrfikëse, si dhe dy helikopterë të FA që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm.

Lajme Te nGjashme