Aksident i frikshëm në Fushë-Krujë, tre persona në gjendje kritike

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin Tiranë–Fushë-Krujë, në afërsi të hyrjes së qytetit të Fushë-Krujës.

Dy automjete, një tip Audi dhe një Mercedes, janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur rëndë tre persona.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e përplasjes.