Një nga të plagosurit i shtrirë në tokë, qytetarët i shkojnë në ndihmë! Makina luksoze e bërë copash nga përplasja, pamjet nga aksidenti i rëndë në Fushë-Krujë

Panorama.al ka siguruar pamjet nga aksidenti i rëndë në Fushë-Krujë, ku 3 persona mbetën të plagosur rëndë dhe u dërguan tek Trauma për mjekim të specializuar.

Në aksident janë përfshirë një automjet sportiv luksoz tip Audi dhe një Mercedes.

Siç shihet në video, makina sportive është shkatërruar nga përplasja. Ndërsa anash mjetit qëndron i shtrirë në tokë një nga personat e plagosur,

Vijon…

Njoftimi:

Fushë Krujë/Informacion paraprak:

Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin E. H., rreth 28 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. D., rreth 19 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri në automjetin me drejtues 28-vjeçarin, shtetasi S. H., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.