“S’i lihet në dorë kukullës se pi dy dopio dhe të bën gjëmën” – Sulo: Lapajn e Shabanin i kapi euforia

Analisti Arjon Sulo komentoi zhvillimet e fundit politike mes drejtuesve të koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ për mandatin e deputeti të fituar në 11 maj.

Sulo u shpreh ata ishin të papërgatitur për rezultatin dhe e kishin marrë lehtë përballjen elektorale.

Sulo: S’duhet ta kishin marrë lehtë përballjen elektorale, e kishin marrë lehtë kemi pasur ndeshje me ta, vetëm dy javët e fundit kanë qenë të vetëdijshëm, në këtë eufori që kanë pasur, shikonin pjesën e lodhjes së shqiptarëve nga partitë e mëdha. Mospërgatitja e saj, nuk ishin të ndërgjegjshëm, delirin e patën kur s’u bënë bashkë as me Bashën as me Alibeajn.

Kundër vetes dhe kodit zgjedhor, sot do të kishin 3-4 mandate nëse do bashkonin votat. Po e rëndojmë Lapajn se në fund ai nuk ka bërë dëm. S’i lihet në dorë kukullës se kukulla pi dy dopio dhe të bën gjëmën. Deklaratë si e Lapajt bëhen përditë. Ngrihet dajo dhe s’jep mandatin?!