U aksidentua gjatë punës nga kamioni, plagoset rëndë 43-vjeçari shqiptar! Thyen legenin

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur në Cavaso del Tomba, në rrugën San Pio X në Itali nga ku mësohet se një punëtor 43-vjeçar me origjinë shqiptare, i angazhuar në një gërmim për vendosjen e fibrës optike, mbeti i plagosur rëndë kur një kamion u përplas me një mur dhe ai ishte në mes.

Sipas mediave italiane, shqiptari ka mbetur i bllokuar mes kamionit dhe murit të një shtëpie.

Mësohet se 43-vjeçari u transportua menjëherë në spitalin e Trevisos me dëmtime të rënda në legen dhe bark.

Gjithashtu bëhet me dije se gjendja e tij është e rëndë, por nuk është në rrezik për jetën. Ndërkohë në vendngjarje mbërritën karabinierët dhe inspektorët e Spisal për të sqaruar dinamiken e aksidentit.