E shtuna për plazh, parashikimi i motit për sot! Ja sa do të jenë temperaturat maksimale në vend

Ditën e shtunë moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, gjatë gjithë ditës.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 5-9m/s

Valëzimi në det do të jetë i ulët i forcës 1 deri në 2 ballë.