Humb jetën në spital 54-vjeçari i aksidentuar, Policia e Tiranës arreston shoferin

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e premte në rrugën “Jordan Misja”, ku një 54-vjeçar që po lëvizte me biçikletë humbi jetën pasi u përplas nga një automjet.

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se pas përfundimit të veprimeve procedurale është arrestuar në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi H. M., 27 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar, i ndjeri, shtetasi S. Xh., 54 vjeç, u transportua menjëherë në spital pas përplasjes, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.